150 vogëlushë kosovarë synojnë San Siron (VIDEO)

Disa fëmijë janë mbledhur sonte në Hajvali për të shënuar përfundimin e një kampi njëjavor

Aty do të ndahen tri çmime, fituesit e të cilëve do të kenë mundësi të shkojnë në Milano për të vazhduar me pjesën e dytë të këtij trajnimi.

“Kampi është i mbushur me të rinjt që kanë ardhur për të shënuar përfundimin e një kampi njëjavor, që është nga trajnerët më të mirë prej klubit Milano”.

“Sonte do të ndahen tri çmimet për fëmijët që kanë qenë pjesë e këtij kampi, të cilëve do t’u plotësohet ëndrra e tyre që të shkojnë në Milano, për të vazhduar edhe pjesën e dytë të trajnimit, por vlenë për tre më të mirët”, është shprehur gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha e cila ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Ajo gjithashtu shtoi se kanë qenë rreth 150 pjesëmarrës që u trajnuan nga trajnerët më të mirë të kësaj skuadre italiane.

The post 150 vogëlushë kosovarë synojnë San Siron (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news