Institutit Demokratik të Kosovës ka bërë të ditur se në listat e kandidatëve për deputet nga partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit janë të përfshirë emra të ndryshëm të cilët kanë aktakuza aktive apo kanë pasur telashe me ligjin në të kaluarën.
Sipas këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje ka më së shumti kandidatë me telashe me ligjin, gjithsej 15 nga 110 kandidatët e listës së tyre.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, dha detaje nga ky raport.
“Tashmë ka filluar zyrtarisht edhe fushata për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku partitë politike tashmë veçse kanë nisur zyrtarisht fushatën qysh mbrëmë, madje duke i prezantuar edhe kandidatët dhe listën me të cilën po garojnë në këto zgjedhje dhe me synime që të dalin fituese. Megjithatë, sipas një raporti me gjetje nga Instituti Demokratik i Kosovës, IKD, u tha se në këto lista ka edhe përfshirje të atyre personave të cilët janë edhe me aktakuza aktive, por edhe që kanë dënime nga e kaluara”.
“Poashtu u tha se në krejt këtë pikë po prijnë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje e cila nga krejt kandidatët e saj, 15 prej tyre i ka me aktakuza aktive e edhe me dënime paraprake, pra janë në kundërshtim me ligjin, pra kanë pasur problem me ligjin edhe në të kaluarën“, ka thënë gazetari Tahiri.
Ndiqeni deklarimin e tij të plotë:



