30-vjeçari në Hungari dyshohet se mblidhte pjesë trupash nga varrezat e braktisura

Policia në Hungari ka arrestuar një burrë 30-vjeçar, i cili sipas hetuesve ka mbledhur pjesë trupi të njeriut nga varreza të braktisura dhe nga vendi i tij i punës në një spital.

Byroja Kombëtare e Hetimit e Hungarisë e arrestoi burrin në Budapest më 17 qershor, pasi mori informacion se ai i kishte ruajtur pjesët e trupit në punë dhe në shtëpi, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.

Burri është i punësuar si sanitar në një spital, tha policia në një deklaratë të martën.

Gjatë një kontrolli në apartamentin e burrit, hetuesit sekuestruan kafka, një pjesë të plotë të këmbës dhe një dorë, si dhe një rindërtim të një fytyre njerëzore të përgatitur nga lëkura e fytyrës. Kocka të tjera u gjetën të ruajtura në një valixhe.

Latest news
Related news