300 euro për tejkalim të parregullt

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 18.04.2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj – Ferizaj,  ka hasur në një kundërvajtës i cili ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit për media bëhet fjalë për shoferin I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, i cili me veturën Opel Astra me targa vendore, ka tejkaluar disa automjete nga ana e djathtë – veprim ky i ndaluar me ligj.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news