Sot janë bërë 35 vjet nga vrasja e Ylfete Humollit në protesta nga forcat serbe.
Në atë kohë si 16-vjeçare, Ylfetja kishte dalë për të protestuar kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.
Më 1 shkurt 1990, ajo bashkë me shoqe dhe shokë të saj kishin dalë buzë rrugës Podujevë-Prishtinë për të protestuar në mënyrë të qetë kundër kolonës serbe të motorizuar e të armatosur deri në dhëmbë.
Aty, ajo u vra nga të shtënat që nuk u ndalën për disa minuta rresht nga forcat serbe.
E sot, Ylfetja u përkujtua si çdo vit në 35 vjetët e fundit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



