700 të vrarë në luftimet në Goma të Kongos që nga e diela

OKB thotë se të paktën 700 njerëz janë vrarë në luftimet intensive në Goma, qyteti më i madh në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, që nga e diela.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se 2 mijë e 800 njerëz janë plagosur, pasi rebelët të mbështetur nga Ruanda – pushtuan kryeqytetin e provincës së Kivusë veriore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rebelët tani raportohet se po lëvizin në jug drejt Bukavu, kryeqyteti i Kivusë Jugore.

Konflikti në lindje të Republikës Demokratike të Kongos daton në vitet 1990, por është përshkallëzuar me shpejtësi javët e fundit.

The post 700 të vrarë në luftimet në Goma të Kongos që nga e diela appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news