A do ta thyejë “mallkimin” e gjashtë dekadave? – Anglia sonte kërkon lavdinë e përjetshme

Kombëtarja e Anglisë është vetëm një hap larg shkrimit të historisë, teksa sonte në mbrëmje do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Për “Tre Luanët”, kjo konsiderohet ndeshja më e rëndësishme që nga triumfi historik në finalen e vitit 1966 në stadiumin “Wembley”.

Që nga ai sukses, Anglia ka arritur vetëm dy herë në gjysmëfinalet e Botërorit, në Itali më 1990 dhe në Rusi më 2018, por pa mundur të sigurojë një vend në finale.

Përballja e kësaj radhe me Argjentinën rikthen një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror, të mbushur me histori, emocione dhe episode të paharrueshme, transmeton Klankosova.tv.

Pas humbjeve në dy finalet e fundit të Kampionatit Evropian, përzgjedhësi Thomas Tuchel dhe futbollistët e tij kanë mundësinë të hyjnë në histori, duke siguruar finalen e parë të Anglisë në një Kupë Bote pas plot 60 vitesh.

Interesi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm. Konferenca për media e Tuchelit u zhvendos në një sallë më të madhe për shkak të numrit të lartë të gazetarëve, por edhe ajo rezultoi e mbushur plot, duke reflektuar vëmendjen e madhe ndërkombëtare që ka tërhequr kjo gjysmëfinale.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin modern të Atlantës, ku Anglia do të tentojë të thyejë “mallkimin” që e ka penguar të rikthehet në finalen e Kupës së Botës që prej vitit 1966, kur skuadra e drejtuar nga Sir Alf Ramsey ngriti trofeun prestigjioz “Jules Rimet”. /klankosova.tv

Latest news
Related news