A po bie “regjimi” i Vuçiqit në Serbi? Paralajmërohet bllokadë e madhe të shtunën (VIDEO)

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gani Rashiti, në Edicionin Special ka folur për protestën e madhe që është paralajmëruar nesër në Novi Sad.

Rashiti kujtoi se kur dhe si filluan protestat në Serbi.

“Protestat kanë filluar që 1 muaj tashmë, dihet qartë, kërkesat e tyre erdhën si pasojë e shembjes së murit në stacionin e trenit në Novi Sad. Në shënjë revolte, studentet nga të gjitha universitetet nisën protestat kundër sistemit të presidentit aktual, Vuçiq”, tha Rashiti.

Sipas këndvështrimit të tij, studentët do t’ia dalin që të rrëzojnë regjimin e Vuçiqit në Serbi.

“Duhet të kemi të qartë, studentët kanë përmbys çdo lloj pushteti. Në këto momente Serbia gjendet para një sfide shumë të madhe. Jam optimist se studentët do t’ia dalin”, tha ai.

The post A po bie “regjimi” i Vuçiqit në Serbi? Paralajmërohet bllokadë e madhe të shtunën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news