Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë

Mëngjesin e së mërkurës, një adoleshent ka plagosur me thikë një 45-vjeçar në Tropojë.

Shtetasi me inicialet F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka plagosur shtetasin A. M., i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

The post Adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin në Tropojë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news