Me të ishte njohur në mes të vitit 2017. Nuk bënë dasmë, por bashkëjetuan sa herë që ai vinte nga Italia në Kosovë.
Pikërisht gjatë kësaj kohe ajo mbeti shtatzënë. Edhe pse shiheshin rrallë, sjellja e tij – burrit që për Shqipen u bë “bashkëshort” pa asnjë kurorëzim – nuk ishte e mirë ndaj saj.
“O kanë shumë i dhunshëm”, tregon Shqipja për emisionin MAT në Klan Kosova.
“Edhe gjatë shtatzënisë. Dhunë psikike më shumë gjatë shtatzënisë, bërtitke, njeri nervoz, njeri si me kanë psikopat njeri. Non stop që ato fjali që të nervozojshin, pa ai pas unë, ai gjejke arsye që nuk vike deri në ora 3 të natës, unë rrisha vetë, në atë kohë 3-4 ditë rrisha me të, ma shumë te nana kam nejtë, tan natën shkojke në bixhoz, se ai s’mund të jetoj pa bixhoz, deri në 3 rrike tani jo i hupa kaq jo, ka pas rast që edhe të mijat i ka marrë, pa e ditë unë. Edhe kur më kanë vy mu nuk i kam pa paret aty”.
Gazetarja: E ke pyetë?
“Jo, thojke këqyri, këqyri kah janë. Ka qellu aty edhe nëna e vet erdh edhe i thash edhe asaj që më kanë hup paret edhe u prek ajo, por me folë nuk foli kurrgjë….”
“Kisha me shku në kontrollë në Prizren. Kesh në kontrollë e pas kontrollit nuk u kthyem drejt në shtëpi, po u nalëm në Prizren, te ato kazinot ku janë kanë, edhe aty unë kam pritë 15 min në kerr, 1000 euro i ka lanë në bixhoz. 10 minuta i ka lanë 1 mijë euro në bixhoz. Edhe kur erdh – gjë normale”, tregon ajo, transmeton Klankosova.tv.
Vajza lindi në fund të korrikut të vitit 2018. Por vetëm pak ditë pas lindjes, përveç dhunës psikologjike dhe financiare që tashmë e përjetonte, ndaj saj filloi edhe dhuna fizike.
“Masanej lindi vajza”, vazhdon më tej rrëfimin Shqipja, “mas 3 dite, ka përdor dhunë ndaj meje, edhe e kisha vajzën në dorë, 3 ditë vajza, edhe nuk e di qysh i erdh ajo, ka qenë edhe nëna e vet aty, edhe ma mëshoi, kogja si shumë ma mëshoi, në fytyrë edhe s’kisha qysh me reagu se cikën e kish anë dorë edhe e lash cikën e dola e mora telefonin e desha me thirrë babën tem, e kur e pa që e kapa telefonin edhe atij i shkoi mendja që kam me thirrë unë prindin, ma kapi telefonin edhe e thej. Edhe dola bisedova me nanën e vet, e bërtitke ai, unë më me këtë nuk du me jetu, unë nuk e marr, nënës së vet i thojke. Nëna e vet i thojke qysh ti cikën, cikën thojke le ta merr kjo, 500 mijë euro ja jepi në mujt, unë nuk e du, nuk e du me jetu. Edhe 3 ditë nuk kam pas telefon me u lajmëru te familja jeme”.
The post “Ai ishte i dhunshëm”- Rrëfimi i Shqipes dhe një rast dhune i pahetuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



