Aksidenti ajror në Uashington DC, nxirren nga vendi i ngjarjes 30 trupa

30 trupa janë nxjerrë nga uji pas përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit ushtarak në aeroportin kombëtar Reagan në Uashington DC, i thanë stacionit lokal NBC4 dy burime të njohur me përpjekjet e kërkimit.

Një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë në bord ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin kombëtar të Reganit rreth orës 21:00 të mërkurën në mbrëmje.

Të dy avionët u rrëzuan në lumin Potomac në kushte ngrirjeje dhe 300 reagues janë vendosur në përpjekje kërkimi dhe shpëtimi.

The post Aksidenti ajror në Uashington DC, nxirren nga vendi i ngjarjes 30 trupa appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news