Aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut – shkon në dy numri i viktimaveSinjali

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Shushicë të Istogut, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacioneve të reja, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, ku pesë persona kanë pësuar lëndime. Njëri prej tyre është konstatuar i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te ky aksident fatal.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news