Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet S.P., i cili dyshohet për disa vepra penale që lidhen me narkotikët dhe armët.
Sipas prokurorisë, i akuzuari ka poseduar pa autorizim rreth 449 gramë kokainë me qëllim shitjeje. Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes masave të fshehta, janë dokumentuar komunikime që lidhen me shitblerjen e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar kokaina, një peshore elektronike dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës.
Në aktakuzë përfshihet edhe akuza për posedim të paligjshëm të armëve. Gjatë kontrollit në fshatin Mejë të Gjakovës, policia ka sekuestruar një armë zjarri, municion dhe pjesë armësh, të cilat i dyshuari dyshohet se i mbante pa leje.
Po ashtu, Prokuroria pretendon se S.P. është marrë edhe me shitjen dhe ndërmjetësimin e armëve dhe municionit për persona të ndryshëm. Këto dyshime mbështeten në provat e mbledhura gjatë hetimeve dhe në komunikimet e gjetura në telefonin e tij.
Në kuadër të procedurës, prokurori ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e dy automjeteve, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Golf 8, si dhe të shumës prej 2,325 eurosh të sekuestruara gjatë operacionit.
Prokuroria i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit të provave, i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



