Aktgjykimi, Rohde i dëshpëruar me Qeverinë: Jo, jo – fillimisht duhet të thoni “e respektojmë vendimin”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është i dëshpëruar me deklaratat e pjesëtarëve të Qeverisë Kurti në detyrë për aktgjykimin e Gjykatës Kushetuese për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se Qeveria në detyrë do të duhej që të pohoj se do të respektojë aktgjykimin dhe jo të thotë se do ta lexojë atë.

“Fillimisht jam i dëshpëruar nga deklaratat e Qeverisë në detyrë sepse fillimisht duhet të lexojmë aktgjykimin. Jo, jo duhet të thoni fillimisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, natyrisht duhet të shohim aktgjykimin se çarë duhet të bëjmë por mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë për spekulime që dikush të mos respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse minon besimin në demokraci”, tha Rohde. /Klankosova.tv

 

The post Aktgjykimi, Rohde i dëshpëruar me Qeverinë: Jo, jo – fillimisht duhet të thoni “e respektojmë vendimin” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news