Alarm në Ferizaj për mjet të dyshimtë – KFOR dhe FSK e tërheqin me sukses nga vendi i ngjarjesSinjali

Gazeta Sinjali mëson se mëngjesin e sotëm, në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj, është raportuar për një mjet të dyshimtë, që dyshohej të ishte shpërthyes.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 10:00, qytetari B. J, i cili ishte duke punuar në gërmimet në nënkalimin që është në ndërtim, ka hasur në një objekt të paidentifikuar dhe ka dyshuar se bëhej fjalë për mjet shpërthyes, për çka ka njoftuar menjëherë Policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia reaguese dhe njësia e hetimeve, të cilat kanë konfirmuar situatën dhe kanë njoftuar autoritetet përkatëse për deminim. Vendndodhja është siguruar menjëherë në pritje të njësive të specializuara.

Rreth orës 14:20, në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë e KFOR-it dhe FSK-së, të cilat kanë tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe profesionale.

Operacioni është përfunduar pa incidente, ndërsa sipas burimeve zyrtare, është iniciuar rast “Gjetje e mjetit të dyshimtë”, me urdhër të Prokurorit Kujdestar.

Gazeta Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim tjetër të mundshëm në lidhje me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news