Alban Rexhaj flet për fëmijët e tij: Mundohem të jem një baba i përkushtuar (VIDEO)

Aktori i njohur, Alban Rexhaj në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij si prind.

I pyetur se a mendon që është një baba ideal, Albani është përgjigjur se mundohet të jetë i tillë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mundona me qenë, unë i kam dy djem, janë të vegjël dhe ende është herët për mua edhe të dëshmohen çfarë prindi jam”.

“Mundohem të jem i përkushtuar për aq sa muj dhe kam mundësi, sa më jepet rasti merrem me fëmijë dhe nesër kur të rriten të thonë “mirë qe e kemi pasur një baba të tillë”, njëjtë siç them unë për babanë tim, që ndihem shumë mirë çfarë babai kam pasur, çfarë edukate na ka dhënë”, është shprehur ai.

The post Alban Rexhaj flet për fëmijët e tij: Mundohem të jem një baba i përkushtuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news