“Albin Kurti ma vodhi ëndrrën e Bashkimit Kombëtar” (VIDEO)

Analisti i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Ermal Sadiku, tha se Albin Kurti ia vodhi ëndrrën e Bashkimit Kombëtar.

Ai tha se kjo ka qenë thyerja kryesore pse ai është distancuar nga ai dhe partia e tij.

“Ka qenë thyerja kryesore nga e cila më ka bërë të distancohem. Albini ndoshta nuk më ka vjedhur pare, ndoshta nuk është hajn, por mua ma vodhi një ëndërr. Ma vodhi ëndrrën e Bashkimit Kombëtar”, tha ai.

“Unë nuk i kam 600 vjet me e prit këtë gjë. Kur ti e dëmton ose së paku nuk lëviz asnjë hap në atë drejtim, por merresh me këto ngucakeqësi mes dy kryeministrave”, tha më tej Sadiku, njofton Klankosova.tv.

The post “Albin Kurti ma vodhi ëndrrën e Bashkimit Kombëtar” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news