Albion Rrahmani në super formë, shënon gol për Sparta Prague (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në futbollin çek, duke realizuar edhe një gol tjetër me fanellën e Sparta Prague.

Ylli kosovar gjeti rrugën e golit vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke ia rikthyer epërsinë ekipit vendas, transmeton Klankosova.tv.

Goli erdhi pas një aksioni të bukur të Spartës, ku pas asistimit të Zelenyt, Rrahmani reagoi në mënyrë perfekte brenda zonës dhe me një goditje të saktë arriti ta mposhtë portierin kundërshtar.

Forma e sulmuesit kosovar po vazhdon të jetë mbresëlënëse këtë edicion në elitën e futbollit çek.

Me golin e fundit, Rrahmani ka shkuar në kuotën e 11 golave në kampionat, ndërsa ka kontribuar gjithashtu edhe me tri asistime.

 

Latest news
Related news