Alisson Becker mbetet te Liverpool, “REDS” ia besojnë portën edhe sezonin e ardhshëm

Pavarësisht interesimit të madh nga Juventusi dhe zërave për një largim të mundshëm gjatë verës, Alisson Becker pritet të vazhdojë te Liverpool edhe për edicionin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sports, drejtuesit e klubit anglez dhe trajneri Arne Slot vazhdojnë ta konsiderojnë brazilianin si portierin numër një të skuadrës, pavarësisht afrimit të Giorgi Mamardashvilit dhe spekulimeve të shumta nga Italia.

Mediumet angleze raportojnë se Liverpool ka besim të plotë te eksperienca dhe cilësitë e Alissonit, i cili vazhdon të shihet si një nga portierët më të mirë në botë. Madje, klubi ka aktivizuar edhe opsionin për vazhdimin e kontratës së tij deri në vitin 2027.

Kështu, duket se “Reds” nuk kanë ndërmend të heqin dorë ende nga gardiani brazilian, i cili pritet të mbetet lideri i repartit defensiv edhe në sezonin 2026/27.

Latest news
Related news