Massimiliano Allegri pritet të jetë trajneri i ri i Napolit dhe italiani ka nisur menjëherë të planifikojë përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Allegri i ka kërkuar presidentit Aurelio De Laurentiis që të tentojë transferimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot nga Milan, transmeton Klankosova.tv.
Rabiot konsiderohet një nga lojtarët më të preferuar të Allegrit, pasi të dy kanë bashkëpunuar me sukses te Juventus dhe më pas edhe te Milani. Trajneri italian e vlerëson shumë eksperiencën, fizikën dhe inteligjencën taktike të francezit, duke e parë si lider ideal për mesfushën e Napolit.
Mesfushori 31-vjeçar iu bashkua Milanit në vitin 2025 dhe ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës gjatë këtij sezoni. Megjithatë, pas largimit të Allegrit nga “Rossonerët”, e ardhmja e Rabiot në “San Siro” tashmë mbetet e paqartë. /Klankosova.tv



