Alonso bën histori në futbollin gjerman, shënon rekord ndaj Bayern Munich

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso shënoi rekord kundër Bayern Munich duke bërë historinë e futbollit gjerman, shkruan Klankosova.tv

Në ndeshjen e djeshme që përfundoi pa gola ndaj Bayern Munich, Alonso mbesti i pamposhtur në 6 ndeshjet e tij të para kundër Bayernit si trajner.

Nw kwto 6 ndeshje ndaj bavarezëve, Alonso me Leverkuzenin ka tre fitore dhe tre barazime, me nëntë gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar.

Kjo e “çimentoi” vendin e Alonso-s në histori duke qenë se asnjë trajner tjetër në Gjermani nuk kishte shijuar një seri kaq të gjatë të ndeshjeve të pamposhtur kundër gjigantëve bavarez.

Spanjolli theu rekordin e Ernst Happel – i cili mbeti i pamposhtur në katër ndeshjet e tij të para kundër Bayernit si  trajner i Hamburgut  në vitet 1980, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news