​Anulohen bisedimet e nesërme bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit

Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat nesër nuk do të zhvillohen tani.

Lajmi u bë i ditur sonte nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, në një postim në rrjetin iks.

Ai tha se diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Kjo u konfirmua edhe nga një zyrtar i lartë i administratës amerikane për NBC News. Megjithatë, zyrtari tha se SHBA “nuk po i mbyllin derën diskutimeve të ardhshme”.

“Ndërsa nuk do të ketë takim të dielën, ne mbetemi të përkushtuar ndaj bisedimeve dhe shpresojmë që iranianët do të ulen së shpejti në tryezë”, tha zyrtari duke mos dhënë më shumë detaje.

Raundi i bisedimeve bërthamore ishte planifikuar për datën 15 qershor në Muscat të Omanit, në kohën e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

Latest news
Related news