Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin ndaj Nysret Pepnikut, i dënuar për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale ushtrimi i ndikimit”, duke i shqiptuar edhe dënim plotësues – ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës në institucionet publike për një periudhë prej një viti.
Sipas aktgjykimit të Apelit, të siguruar nga Sinjali, kolegji i gjyqtarëve ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë vetëm sa i përket dënimit plotësues.
Nysret Pepnik ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale të ndihmës në ushtrimin e ndikimit, ndërsa fillimisht ishte dënuar me 120 ditë burgim dhe 500 euro gjobë. Me pëlqimin e tij, dënimi me burgim ishte zëvendësuar me gjobë prej 2 mijë e 500 eurosh, ndërsa pas bashkimit të dënimeve, ai ishte obliguar të paguante gjithsej 3 mijë euro.
Prokuroria kishte kërkuar dënim më të ashpër dhe shqiptimin e dënimit plotësues, duke argumentuar se Pepniku kishte keqpërdorur pozitën dhe funksionin e tij në institucion publik gjatë kryerjes së veprës penale.
Gjykata e Apelit nuk e gjeti të bazuar kërkesën për ashpërsimin e dënimit kryesor, duke vlerësuar se gjykata e shkallës së parë kishte marrë parasysh si rrethanat lehtësuese ashtu edhe ato rënduese dhe se dënimi i shqiptuar ishte në funksion të rehabilitimit dhe parandalimit. Megjithatë, ajo vlerësoi se ekzistonin kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit plotësues.
Në arsyetimin e saj, Apeli theksoi se vepra penale për të cilën është dënuar Pepniku bën pjesë në kapitullin e veprave kundër detyrës zyrtare dhe se, duke pasur parasysh se ajo ishte kryer duke shfrytëzuar pozitën në institucion publik, ishte i justifikuar ndalimi i ushtrimit të profesionit apo detyrës në sektorin publik.
Me këtë vendim, i cili hyn në fuqi nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, Nysret Pepnik nuk do të mund të ushtrojë profesion, veprimtari apo detyrë në institucionet publike për një periudhë prej një viti.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



