Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë

Finalja e madhe duket të jetë edhe një festë e vërtetë muzikore, ku skena u pushtua nga energjia dhe vokali i fuqishëm i Arilena Arës.

Artistja e njohur iu bashkua natës finale me një performancë fantastike që ngriti publikun në këmbë.

Për herë të parë, Arilena solli në skenë premierën e këngës së saj më të re, “Weightless”, një projekt që u prit me shumë entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga, me emocione të thella dhe interpretim të jashtëzakonshëm, tregoi edhe një herë pse Arilena mbetet një nga artistet më të fuqishme të muzikës shqiptare.

Arilena krijoi një atmosferë spektakolare që elektrizoi sallën dhe ekranin. /Telegrafi/

The post Arilena Ara ndez skenën e finales së Big Brother me një super performancë appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news