Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me futbollistin Arjol Bllaca.
Ndonëse erdhi në janar, Bllaca ndenji te kryeqytetasit vetëm gjysmë sezoni tek Plisat.
“Me marrëveshje të dyanshme, FC Prishtina dhe Arjol Bllaca kanë mbyllur bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
“Bllaca iu bashkua bardhekaltërve në janar të këtij viti, ndërsa gjatë kësaj periudhe zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar 1 gol dhe 2 asistime”.
“FC Prishtina e falënderon Arjol Bllacën për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës”.



