Arrestohet në Londër Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen në Hajvali

Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës.

Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit.

Pas aktit të vrasjes, Nuhiu kishte arritur të arratisej, derisa Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes pati gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

Ky është personi i vrarë në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

 

The post Arrestohet në Londër Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen në Hajvali appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news