Arrestohet në pikën kufitare të Merdarës i kërkuari për “lëndim të rëndë trupor” – Dërgohet në vuajtje të dënimitSinjali

Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e 10 majit 2025, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare në Merdare, është ndaluar Gzim Fana, 44 vjeçar, nga fshati Kryshevc i Obiliqit, i cili pas verifikimit ka rezultuar se është subjekt i një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas urdhëresës gjyqësore, Fana është i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, të cilit i është shqiptuar dënim prej 50 ditësh burgim.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtje të dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news