Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se kanosi një person në lokalin e tij

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i ka shkuar në lokal një personi dhe e ka kanosur.

Policia bën me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shkuar te lokali i viktimës mashkull kosovar dhe kishte  kanosë atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

The post Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se kanosi një person në lokalin e tij appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news