Arrestohet një person në Pejë, iu gjet një armë me një karikator me 15 fishekë

Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikator me 15 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikator me 15 fishekë”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Arrestohet një person në Pejë, iu gjet një armë me një karikator me 15 fishekë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news