Arsenali gjen “makinerinë” e golave, marrëveshja mund të arrihet për 40 milionë euro

​Arsenali ka nisur negociatat me Club Brugge për transferimin e anësorit grek, Christos Tzolis.

Mikel Arteta po kërkon përforcime në sulm për shkak të largimeve të mundshme të Martinellit apo Trossardit, dhe 24-vjeçari shihet si profili ideal.

​Marrëveshja pritet të mbyllet për rreth 40 milionë euro, një shifër që bazohet në statistikat e tij të frikshme këtë sezon: 22 gola dhe 29 asistime në 52 ndeshje.

Tzolis ka kontratë deri në vitin 2029, por Arsenali po nxiton për të mbyllur marrëveshjen përpara se në garë të futen klube të tjera.

Latest news
Related news