Avoakti Beqiri: Ka mungesë njohurish mbi intepretimin kushtetues (VIDEO)

Avokati Mentor Beqiri në “Info Magazinë” në Klan Kosova  ka komentuar mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se është publikuar vetëm dispozitivi i një aktgjykimi që nuk është publikuar ende.

Avokati nënvizoi se interpretimi i Kushtetutës bëhet në mënyrë diskrete vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Aktgjykimi besoj që do të publikohet  ditët e para të javës së ardhshme, dhe vetëm atëherë do ta shohim edhe bazën e një aktgjykimi të tillë. Por duke parë që reagimet e shumta, kemi parë pikëpyetje të ngritura se a ka pasë Gjykata Kushtetuese ta paraqes një afat 30 ditor, apo numrin e herave që një person ka të drejtë që të kandidohet si kandidat për kryetar të Kuvendit”

Sipas avokatit Beqiri, ka mungesë njohurish se interpretimi kushtetues bëhet edhe në frymën kushtetuese jo vetëm në atë që shkruhet tekstualisht në Kushtetutë.

“Opinioni publik ka nevojë që të di se interpretimi i Kushtetutës bëhet në mënyrë diskrete dhe finale vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Por ekzistojnë dy forma të interpretimit, atë tekstual dhe frymës kushtetuese”, vijoi ai.

Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpikur afatin tre ditor.

Ndiqeni detajet nga videoja në vijim:

The post Avoakti Beqiri: Ka mungesë njohurish mbi intepretimin kushtetues (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news