Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se nuk e shikoi ndeshjen Bournemouth-Manchester City ku u konfirmua titulli kampion i Anglisë për Topçinjtë pas 22 vjetësh pritje.
Ai e quajti si njërën prej ndjenjave më të mira dhe shpjegoi se pse nuk e shikoi me lojtarët e tij.
“Është njëra prej ndjenjave më të mira që kam pasë ndonjëherë”, ka deklaruar Arteta.
“Është dashur të jem në Colney që ta shikoja me djelmoshat…por nuk pata mundësi. Para ndeshjes, m’u desh të largohem, nuk mund ta sillja energjinë e duhur dhe ishte momenti i tyre njashtu, që ta shikojnë së bashku, që të jenë vetvetja dhe të shohin se si do të ishte rezultati”.
Arteta më pas foli për momentin kur mori lajmin pikërisht nga evlati i tij.
“Shkova në shtëpi, dola në oborr, ndeza zjarrin dhe fillova të bëj skarë. Nuk e kam parë fare. Dëgjova disa zhurma në prapavijë që vinin nga dhoma e ndejës, dhe papritmas ndodhi magjia”.
“Djali im më i madh hapi derën e oborrit, vrapo tek unë, filloi të qajë, më përqafoi dhe më tha: jemi kampionë, baba”.
“Pastaj erdhën dy djemtë e tjerë dhe gruaja, dhe ishte e bukur. Mund ta ndienit adrenalinën edhe nga ta”.



