Ballkani mposht bindshëm Malishevën

Nënkampioni i Kosovës në futboll Ballkani, i ka marrë pikët e plota nga udhëtimi në “Liman Gegaj”.

Suharekasit e mposhtën Malishevën bindshëm me rezultat 0:5.

Për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, realizuan Kryeziu 7′, Tolaj 41′ e 61, Giovanni 70′ dhe Serebe 76.

Aktualisht Ballkani, renditet në vendin e dytë me 22 pikë, tri më pak se Prishtina që kryeson me 25 pikë, kurse Malisheva është e 6-ta me 13 pikë.

E sotmja, ishte e dedikuar për mysafirët, pasi që edhe Dukagjini i Ismet Munishit e mposhti Gjilanin me rezultat 0:2.

The post Ballkani mposht bindshëm Malishevën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news