Mijëra banesa në Kiev vazhdojnë të jenë pa ngrohje dhe rrymë si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë.
Disa banorë thonë se temperaturat nëpër ambiente të brendshme kanë rënë në 1 gradë Celsius, situatë që i ka detyruar ta bëjnë gjumin me shumë shtresa të rrobave.
Disa prej tyre janë zhvendosur përkohësisht te familjarët.
Spitalet dhe institucionet tjera shtetërore po ofrojnë shërbime vetëm falë gjeneratorëve. /REL/



