Barcelona bënë ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Barcelona ka bërë zyrtarisht ofertën e parë për Julian Alvarez, lojtarin i cili pritet të largohet nga Atletico Madridi në këtë verë.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar detajet e ofertës së klubit katalanas për yllin argjentinas.

Sipas tij, Barcelona ka ofruar plot 100 milionë euro për kartonin e Alvarezit, pa përfshirë bonuse apo lojtarë në marrëveshje.

“Barcelona i dërgoi ofertën e parë zyrtare Atletico Madridit për Julian Alvarez me vlerë 100 milionë euro. Pa bonuse, pa lojtarë të përfshirë”, ka shkruar Romano.

Julian Alvarez ka qenë gjithashtu në radarët e Paris Saint-Germain, që po monitoronin situatën e tij prej kohësh, pavarësisht interesimit nga PSG, raportimet tregojnë se preferenca e sulmuesit është transferimi në “Camp Nou”.

Nëse marrëveshja finalizohet, Alvarez do të ishte një nga transferimet më të mëdha të verës dhe një përforcim i madh për Barcelonën.

Latest news
Related news