Barcelona vihet seriozisht pas Rafael Leaos

Rafael Leao është rikthyer në qendër të merkatos verore.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po e ndjek me shumë interes sulmuesin portugez dhe po shqyrton mundësinë për ta transferuar gjatë kësaj vere, transmeton Klankosova.tv.

Leao thuhet se është i hapur për një kapitull të ri në karrierë, me La Ligën ose Premier League që mbeten destinacionet e tij të preferuara.

Ndërkohë, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe mund ta lejojë largimin e yllit portugez për një shumë që varion nga 65 deri në 70 milionë euro.

Nëse Barcelona arrin të sigurojë fondet e nevojshme, negociatat mund të marrin hov në ditët e ardhshme.

 

Latest news
Related news