Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën deri në 18 vjeç, e ka filluar me fitore garën në Eurobasketin 2026, në divizion C, pasi e ka mposhtur Andorrën me rezultat 87-79, pas vazhdimeve.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, derisa pas 40 minutave të rregullta, ndeshja nuk prodhoi fitues, duke bërë që sfida të shkonte në vazhdime.
E në vazhdimin e parë, Dardanët e rinj treguan performancë më të mirë duke fituar në sfidën e parë në Shkodër të Shqipërisë, ku po mbahet ky kampionat.
Ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë ndaj Gjibraltarit të mërkurën.
Nga Federata kanë thënë se synim i tyre është përtëritja e kombëtares.
Ndiqeni kronikën e plotë:



