Pas javësh të tëra spekulimesh për një kalim të mundshëm te Barcelona, Alessandro Bastoni duket gjithnjë e më pranë vazhdimit të aventurës me Interin.
Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë edhe kronikat e publikuara nga gazzetta.it mbrojtësi italian nuk ka kërkuar largimin nga “San Siro” dhe vazhdon ta konsiderojë Interin prioritetin kryesor për të ardhmen e tij, transmeton Klankosova.tv.
Barcelona e kishte vendosur Bastonin në krye të listës për repartin defensiv dhe në muajt e fundit u raportua disa herë për kontakte mes palëve, madje edhe për një marrëveshje verbale me lojtarin.
Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm pas titullit të fituar dhe Kuoës së Italisë. Raportimet më të fundit tregojnë se klubi katalunas nuk ka bërë ofertë zyrtare për italianin, ndërsa vetë Bastoni nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’u larguar nga Interi.
26-vjeçari konsiderohet një nga shtyllat kryesore të projektit zikaltër dhe kontrata e tij me Interin është valide deri në vitin 2028. Në klub besohet se ai do të mbetet lider i mbrojtjes edhe për sezonet e ardhshme./Klankosova.tv



