Bayern futet në garë për “super-talentin” francez – luftë e madhe me Arsenal, PSG dhe Man United

Ayyoub Bouaddi po kthehet në një nga emrat më të nxehtë të merkatos europiane, me Bayern Munich që i është bashkuar garës për mesfushorin 18-vjeçar të Lille OSC.

Sipas raportimeve, interes për talentin francez kanë edhe Arsenal, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, me këtë të fundit që ka intensifikuar kontaktet me rrethin e lojtarit.

Bouaddi, i cili ka qenë titullar i rregullt këtë sezon dhe ka zhvilluar mbi 30 ndeshje, konsiderohet një mesfushor modern me profil organizues dhe defensiv, një tip lojtari që shumë klube të mëdha po kërkojnë aktualisht.

Vlera e tij në treg raportohet rreth 50 milionë euro, ndërsa konkurrenca për firmën e tij po rritet dita-ditës, duke e bërë këtë një nga “sagat” më interesante të verës

Latest news
Related news