Bëhen homazhe në përkujtim të 27-vjetorit të rënies së Bekim Berishës

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së Bekim Berishës, të njohur me nofkën “Abeja”, shoqata me emrin e tij organizoi homazhe në lapidarin e Karagaçit.

Bekim Berisha ra më 10 gusht 1998, pas një beteje të ashpër me forcat serbe, duke lartësuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Homazhet u mbajtën për të nderuar dhe përkujtuar kontributin e tij të shquar në luftën për liri dhe pavarësi.

 

The post Bëhen homazhe në përkujtim të 27-vjetorit të rënies së Bekim Berishës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news