Belgjika fiton me autoritet ndaj Zelandës së Re

Belgjika ka mundur 5-1 Zelandën e Re, duke u kualifikuar si e para e grupit G në Kupën e Botës.

Leandro Trossard realizoi dy gola teksa nga një patën Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Alexis Saelemakers.

Kësisoj, belgët ngjitën majën e grupit me pesë pikë, po aq sa pati Egjipti në vendin e dytë, por në ndeshjen direkte ishin ndarë baras teksa këta të parët gëzojnë golaverazh më të mirë.

Latest news
Related news