Armando Broja mund të luaj në Serie A gjatë kësaj vere. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është shndërruar në objektivin kryesor të Cagliarit për repartin ofensiv, me klubin italian që po punon për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Cagliarit e shohin 24-vjeçarin si përforcimin ideal për sulmin, ndërsa Broja pritet të largohet nga Burnley pas rënies së klubit në Championship.
Interesimi i skuadrës sardiniane vjen në një kohë kur edhe Lazio ka kërkuar informacione për shqiptarin, çka tregon se ai vazhdon të ketë vlerësim të lartë në tregun italian.
Broja zhvilloi sezonin e kaluar me Burnleyn, ndërsa tani pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij, me Serie A që shihet si destinacioni më i mundshëm. /Klankosova.tv



