Bruno Fernandes thyen rekordin e asistimeve brenda sezonit nw Premier League

Bruno Fernandes ka shkruar histori në Premier League, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të asistimeve në një sezon të vetëm të kampionatit anglez.

Mesfushori portugez kontribuoi edhe në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Brighton & Hove Albion, ku regjistroi një asist që i dha fund një edicioni të jashtëzakonshëm individual, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë asist të fundit, Bruno Fernandes arriti në kuotën prej 21 asistimesh brenda një sezoni, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry, të cilët kishin nga 20 asistime në një edicion.

Ky sukses e konfirmon rolin e tij si një nga organizatorët më të rëndësishëm të lojës në futbollin anglez, duke qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve të skuadrës së tij gjatë gjithë sezonit.

Rekordi i ri i vendosur nga Bruno Fernandes konsiderohet një nga arritjet më të mëdha individuale të këtij edicioni të Premier League, duke e futur emrin e tij në histori pranë legjendave të kampionatit.

Latest news
Related news