Casemiro largohet nga United – braziliani drejt Inter Miamit

Inter Miami është pranë një marrëveshjeje sensacionale për të sjellë Casemiron në MLS pas largimit të tij nga Manchester United. Mesfushori legjendar brazilian thuhet se ka zgjedhur Floridën Jugore si destinacionin e tij të preferuar, duke i hapur rrugën një ribashkimi me disa ish-rivalë dhe shokë skuadre në Shtetet e Bashkuara, raporton Goal.com .

Veterani i Manchester United e ka marrë vendimin e tij. Pasi u largua nga Old Trafford këtë verë, Casemiro ka zgjedhur Inter Miamin si klubin e tij të ri, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.

The Athletic raporton se 34-vjeçari ishte i vendosur të transferohej në Miami pavarësisht se kishte disa opsione të tjera në tryezë.

Me këtë transferim, anëtari i kombëtares braziliane do t’i bashkohej një skuadre të shkëlqyer që tashmë përfshin Lionel Messin, Rodrigo De Paulin dhe German Berteramen.

Pavarësisht interesit nga e gjithë bota, joshja e një projekti ambicioz të MLS-së doli shumë e fortë për fituesin pesë herë të Ligës së Kampionëve, i cili mbërrin në SHBA pas një sezoni të shkëlqyer në Premier League.

Latest news
Related news