Një spirale blu e ndezur u pa në qiejt e Evropës mbrëmjen e së hënës, duke shkaktuar bujë në rrjetet sociale.
Rrotullimet u panë në të gjithë Evropën nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia, Gjermania, Ukraina, Danimarka dhe Polonia.
Spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zbehej, shkruan Klankosova.tv
Fenomeni duket të jetë shkaktuar nga pasojat e lëshimit të raketës SpaceX në Shtetet e Bashkuara, sipas Met Office, agjencia kombëtare meteorologjike dhe klimatike e Mbretërisë së Bashkuar.
“Shtylla e ngrirë e shkarkimit të raketës duket se rrotullohet në atmosferë dhe reflekton dritën e diellit, duke e bërë atë të shfaqet si një spirale në qiell”, shkroi Met Office në X, transmeton Klankosova.tv
Ce time-lapse de la fusée Falcon 9 V1.2 ce soir manœuvrant au-dessus de l’Europe…
(©Neverin) pic.twitter.com/oBai4MrUll
— Météo Franc-Comtoise (@MeteoFrComtoise) March 24, 2025
The post Çfarë e shkaktoi spiralen blu që u pa në qiejt e Evropës mbrëmë? appeared first on Klan Kosova.



Ce time-lapse de la fusée Falcon 9 V1.2 ce soir manœuvrant au-dessus de l’Europe…
(©Neverin) 