“Cirk i anomalive…”, eksperti për projektet e vonuara të Qeverisë Kurti 2 (VIDEO)

Është njohës i ekonomisë e thotë që vonesat në realizim të projekteve e dëmtojnë buxhetin shtetëror.

Fjala është për autostradat e papërfunduara sipas planit realizues, të cilat janë të rëndësishme për qarkullimin në transport të bizneseve e qytetarëve, gjë e cila shton vëllimin ekonomik, raporton KIKS Kosova.

Remzi Ismajli, profesor i ekonomisë, thotë që vonesat e realizmit të investimeve kapitale kanë kosto shtesë për qytetarët e bizneset.

Ismajli shton se realizimi i pagesave nga ana e qeverisë për operatorët ekonomikë është ajo që po prolongon përfundimin në kohë të projekteve.

Cirk të anomalive e cilëson eksperti të gjithë këtë hallakamë të qeverisë, e cila po bën që të mos realizohen rreth 60 për qind të projekteve.

Paratë e mbetura nga mosrealizimi i këtyre projekteve për kohën e caktuar, shpjegon analisti se janë para të humbura dhe rrjedhimisht nuk mund të përdoren për vitet e ardhshme.

Ai nënvizon se në të shumtën e rasteve, kompanitë akuzojnë qeverinë për mos dorëzimin e parave në kohë, duke bërë kështu që të ndërpriten punimet. /Klankosova.tv

The post “Cirk i anomalive…”, eksperti për projektet e vonuara të Qeverisë Kurti 2 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news