Çmimet e naftës, Mustafa: Maqedonia ka ulur akcizën për 7 cent – Qeveria e Kosovës nuk ka ulur as akcizën as TVSh-në, anipse çmimi është 1.85+

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me çmimin e derivateve të naftës në vend.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+.

Postimi i tij i plotë:

Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+.

Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!

Latest news
Related news