Antonio Conte pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht se e riktheu skuadrën në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri italian ia ka komunikuar vendimin presidentit Aurelio De Laurentiis pas fitores 0-3 ndaj Pisas, triumf që siguroi matematikisht kualifikimin e napolitanëve në Champions League.
Pas ndeshjes, Conte la të kuptohet qartë se ndarja është shumë pranë, duke deklaruar se presidenti “e di mendimin tim prej një muaji”.
Marrëdhënia mes Contes dhe De Laurentiisit thuhet se është ftohur muajt e fundit për shkak të mospajtimeve rreth projektit sportiv, merkatos dhe organizimit të klubit.
Megjithatë, trajneri italian largohet pasi e përmbushi objektivin kryesor të sezonit: rikthimin e Napolit në elitën evropiane. Fitorja ndaj Pisas me golat e McTominay, Rrahmanit dhe Hojlund vulosi top katërshen për napolitanët.



