Kombëtarja e Kosovës është nisur për në qytetin e Pragës ku do të zhvillojnë ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Çekisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku ka publikuar pamje ku shihen lojtarët duke hyrë në aeroplan, transmeton Klankosova.tv.
Dardanët do zhvillojnë ndeshjen nesër në stadiumin Epet Arena, e cila ka kapacitet mbi 18 mijë shikues.
Kjo ndeshje do të jetë ndeshja e parë miqësore e këtij muajit, ndërsa më 7 qershor do të zhvillojë ndeshje tjetër miqësore ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.



