Dashuria në ajër! Ja cilat janë shenjat më të favorizuara gjatë muajit maj (VIDEO)

Astrologia Denisa Shyle ka treguar se çfarë i pret 12 shenjat e horoskopit gjatë muajit maj.

Ajo tha se tanimë është momenti që të rishikohen të gjitha vendimet që janë marrë që nga nëntori i vitit 2024, transmeton Klankosova.tv.

“Kishim një hënë të plotë në fillim të muajit maj do të kemi përsëri hënë të plotë më 31 maj. Ky është një muaj me rëndësi për shkak që fillon dhe mbyllet me një hënë të plotë. Ndërkohë kemi kalimin e Mërkurit tek shenja e Binjakëve. Në këto momente, ne do të përballemi me rishikimin e vendimeve që kemi marrë që nga nëntori i vitit 2024, ndërkohë që ndikimi tjetër është kalimi i Diellit në Binjak. Tre javët e muajit maj të ngelura do të jenë mjaft të ngjeshura”, tha ajo në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ajo shtoi se pjesa më e rëndësishme është rishikimi i gjendjes financiare.

Ndër të tjera, Shyle tha se gjatë këtyre javëve dashuria është në ajër, teksa bëri të ditur se cilat shenja janë më të favorizuara.

Latest news
Related news